Futboll

Abazaj kthen Tiranën në 4-she, Kukësi ndalet nga traversa dhe reklamon një penallti të mohuar

Gazeta Si – Java e 31-të e Superiores është hapur me ndeshjen Tirana-Kukësi, që përfundoi me rezultatin 1-0. Në “Air Albania” vendosi një gol i Kristal Abazajt 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Sulmuesi devijoi saktë në qendër të zonës një pasim të saktë të Haxhiut.

Më parë Kukësi goditi dy herë për 2 minuta traversën e portës së mbrojtur nga Abdullahu. Adetola dhe Solodovnikov ishte vërtet pa fat, pasi mund t’i kishin dhënë ndeshjes rrjedhë tjetër.

Kukësi ka pretenduar fort edhe për një penallti, pas një ndërhyrjeje të Deliut në zonë ndaj Salamit. Arbitri shkoi të shihte edhe pamjet në VAR, por nuk u bind të jepte penallti.

Tirana barazon Dinamon me pikë në vend të katërt dhe qëndron para saj pasi është më mirë në ndeshjet direkt. Blutë luajnë të dielën ndeshjen e radhës me Erzenin po në “Air Albania”. Kukësi ndërkohë, pas kësaj humbjeje, minimizon shanset e qëndrimit në Superiore, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje dhe 15 pikë në lojë.

Në dy ndeshtjet e tjera të luajtura sot, Laçi bëri surprizën në Shkodër, duke mundur 1-2 Vllazninë. Teuta fitoi ndaj Skënderbeut në Korçë, me rezultatin 0-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë