Bota

Sidnej, masakër në një qendër tregtare, një burrë vret me thikë të paktën 6 persona (mes të plagosurve edhe një i sapolindur)    

Një burrë është vrarë pas raportimeve për kryerje të therjeve të shumëfishta (të paktën 6 viktima deri tani) në një qendër tregtare në Sidnej, çka ka nxitur ndërhyrje të madhe policore.

Ndërkohë një femijë 9 muajsh rapertohet se është dërguar në spital

Në disa pamje në rrjetet sociale janë parë shumë viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.

Ambulanca në Uellin e Ri Jugor, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se një burrë, që besohet se ka qenë sulmuesi, është vrarë nga policia.

Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë.

Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë