Gazeta Si – Burgos, ish-zëvendësi historik i Simeones tek Atletiko Madrid, tani opinionist televiziv, u bë protagonist i një episodi diskriminues para ndeshjes PSG-Barcelona. Më pas ndjesa, por klubet refuzojnë të japin intervista pas ndeshjes.
Të gjithë bashkë kundër racizmit. Përtej betejës në fushë dhe rezultatit, PSG dhe Barcelona kanë dhënë një sinjal të fortë solidaritetit ndaj 16-vjeçarit Lamine Jamal, ‘viktimë’ e një komenti degradues para ndeshjes nga German Burgos, “el mono”, ish-zëvendësi i Diego Simeones, tani opinionist.

Lojtarët e dy skuadrave vendosën të bojkotojnë televizionin, për të cilin punon argjentinasi. Mëkat në anën tjetër, që tifozët katalanas u bënë protagonistë të përshëndetjeve naziste dhe gjesteve raciste.
Çfarë ndodhi? ‘Movistar’ nuk mundi të merrte asnjë intervistë pas ndeshjes për shkak të komentit të Burgos, që para ndeshjes kishte folur për lëvizjet dhe xhonglimet e Jamal gjatë nxemjes.
“Kujdes, futbolli është si jeta. Nëse nuk bën mirë, rrezikon të përfundosh te semafori”, – tha Burgos. Një fjali diskriminuese, që shkaktoi ilaritet në studio dhe që nuk u pëlqye nga Barcelona. Klubi katalanas vendosi ta bojkotojë këtë kanal dhe kështu bëri edhe PSG.
Nuk shërbeu për asgjë ‘prapakthehu” i Burgos: “Nuk doja të lëndoja askënd. Përkundrazi, do të doja të kisha kualitetin e Jamal. Në këto kohëra duhet të bësh shumë kujdes, që të mos keqkuptohesh”, – tha argjentinasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




