Gazeta Si – Fundi i sezonit rezervon një kalendar shumë të ngjeshur për stadiumin “Air Albania”. Përveçse do të presë ndeshjet e “Final 4”, pas mbylljes se kampionatit të rregullt, që tani janë shtuar sfidat në këtë stadium.
Këtë fundjavë, për shembull, do të luhen dy ndeshje njëra pas tjetrës, Tirana-Kukësi të shtunën dhe Dinamo-Erzeni të dielën. Dy ndeshje brenda 24 orësh, ndërkohë që pak ditë më parë po në këtë fushë luajti Kombëtarja e femrave, që fitoi 2-0 ndaj Estonisë.

Me kapjen e vendit të 4-t, Tiranës dhe Partizanit u është shtuar edhe Dinamo, që më parë ka luajtur në Elbasan dhe Durrës si skuadër pritëse. Për drejtuesit e FSHF-së dhe stadiumit më të mirë që ka vendi ynë do të jetë pak e vështirë të organizojnë ndeshjet e mbetura deri në maj, sepse të tria skuadrat kryeqytetase duan të luajnë në ‘Air Albania’.
Para se të niset për në Europianin e Gjermanisë, në ‘Air Albania’ pritet të luajë ndeshjet miqësore edhe Kombëtarja shqiptare. Një intensitet shumë i lartë, që edhe mund ta dëmtojë tapetin e blertë të stadiumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




