Futboll

Rudi Fëler qëndron te Gjermania deri në Botërorin 2026, e paqartë e ardhmja e Nagelsman

Gazeta Si – Rudi Fëler do të qëndrojë në postin e drejtorit teknik të Gjermanisë deri në Botërorin e 2026-ës, kurse e ardhmja e trajnerit Julian Nagelsman është ende e paqartë.

Fëlër firmosi akordin me Federatën Gjermane të Futbollit në fillim të vitit të kaluar deri në Europianin e këtij viti. Ai e mori detyrën pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022 në fazen e grupeve. Solli në krye të skuadrës Julian Nagelsman, duke zëvendësuar Hansi Flik.

Pas një fillimi të ngadaltë, Nagelsman e solli skuadrën organizatore të Europianit në fitoret e testeve miqësore me Francën dhe Holandën muajin e kaluar. Fitore që rritën entuziazmin në prag të Euro 2024.

Megjithatë, e ardhmja e trajnerit Nagelsman nuk është shumë e qartë për momentin. Ai ka kontratë me Gjermaninë deri në fund të Euroianit, ndërkohë që për të ka një interesim serioz nga shumë klube të mëdha eropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë