Deputetët e PD-së së Rithemelimit vendosën të enjten në seancë mbi tavolinat e punës targën “AA653DM”, që i korrespondon makinës, për të cilën, Gazment Bardhi ka akuzuar se e përdorte vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, njëjtë si anëtarët e grupit të trafikut të drogës në Xibrakë kohë më parë.
Bardhi kërkoi sërish gjatë seancës që të zhvillonin një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për akuzat që kanë ngritur ndaj vëllait të tij.
Qëndrimin e përforcoi edhe deputetja Albana Vokshi.
“Pse nuk vjen kryeministri? Çfarë frike ka? Çfarë halli ka? Si lëvizte vëllai i tij me makinën e trafikantëve? Si qenka çështje private narko-trafiku. Apo përdorimi i të njëjtin automjet. Edi Rama të zbatojë rregulloren.”, tha Vokshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.