Politike

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Rithemelimi mbush sallën e Kuvendit me targa makinash (fotot)

Deputetët e PD-së së Rithemelimit vendosën të enjten në seancë mbi tavolinat e punës targën "AA653DM", që i korrespondon makinës, për të cilën, Gazment Bardhi ka akuzuar se e përdorte vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, njëjtë si anëtarët e grupit të trafikut të drogës në Xibrakë kohë më parë.

Bardhi kërkoi sërish gjatë seancës që të zhvillonin një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për akuzat që kanë ngritur ndaj vëllait të tij.

Qëndrimin e përforcoi edhe deputetja Albana Vokshi.

“Pse nuk vjen kryeministri? Çfarë frike ka? Çfarë halli ka? Si lëvizte vëllai i tij me makinën e trafikantëve? Si qenka çështje private narko-trafiku. Apo përdorimi i të njëjtin automjet. Edi Rama të zbatojë rregulloren.”, tha Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë