Gazeta Si - Njëzet e pesë persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Stamboll.
Restoranti i mbyllur për punime rinovimi ndodhet në katin e parë të një pallati banimi 16-katësh në lagjen “Besiktas”, në anën evropiane të qytetit që përshkohet nga Bosfori.
Pesë persona janë ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet, të cilët po hetojnë shkaqet e zjarrit.
Sipas autoriteteve, shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa vdekjet lidhen të gjitha me punën në vazhdim.
Mes personave në pyetje ishte edhe pronari i lokalit të natës dhe përgjegjësi i punimeve.
Ndërsa zjarri u përhap, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym. Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.