Nga Gazeta ‘Si’ – Një sulm me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Komunën e Haraçinës të Kumanovës. Makina ku po udhëtonte Ridvan Ibrahimi, kryetari i komunës Haraçinë në Maqedoninë e Veriut është sulmuar me armë.
Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe nëpunësi i komunës, konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët janë dërguar në urgjencën e Shkupit.
Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.
Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se plumbat kanë pasur si objektiv kryetarin, Ridvan Ibrahimi, i cili në makinë ka qenë me dy personat e plagosur. Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




