Gazeta Si – Zero gola në ‘big match’-in e luajtur në ‘Etihad’. Skuadra e Klop mund 2-1 me përmbysje Brajtonin dhe shkon +2 ndaj ‘Topçinjve’ dhe +3 ndaj Guardiolës.
Ka përfunduar në barazim, 0-0, supersfida e javës së 30-të të Premier Ligës me Mançester Sitit dhe Arsenalit, kështu që i fituari ka dalë Liverpuli. Djemtë e trajnerit Jurgen Klop fituan 2-1 kundër Brajtonit, me gola të Luis Diaz (27′) dhe Salah (65′), pas golit të Uellbek që në minutën e 2-të. Liverpuli kryeson i vetëm tashmë klasifikimin e Premeir Ligës, 2 pikë para Arsenalit.

Ata që prisnin gola dhe spektakël në përballjen mes dy skuadrave nga më të mirat e Europës, kanë mbetur të zhgënjyer. Sepse Mançester Siti-Arsenal u mbyll 0-0. Rastet ishin të shumta, duke filluar nga ai i Gabriel Jesus.
Pak para pushimit Rodri dhe Haland nuk kishin saktësi në finalizim. Në fillim të pjesës së dytë rrezikoi Kovaçiç. Doku dhe Grilish për Foden dhe Kovaçiç nuk e ndryshuan rrjedhën e ndeshjes për Mançester Sitin. Trosard trembi Ortegën në fund, por 0-0 fillestar nuk ndryshoi. Siti mbetet i treti në renditje, në kuotën e 64 pikëve, 1 më pak se Arsenali. Guardiola ka marrë vetëm 2 pikë në sfidat direkt me rivalët për titull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




