Futboll

Armando Broja jashtë skuadre sërish, sulmuesi kuqezi ‘persekutohet’ nga Fulhemi

Gazeta Si – Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Shefilld Junajtid sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është lënë jashtë skuadre. E njëjta gjë kishte ndodhur në javën e fundit të kampionatit në Angli dhe këtu duket se ka një problem mes klubit të Fulhemit dhe Brojës.

Që pas kalimit në janar nga Çelsi te Fulhemi, me qëllimin për të pasur më shumë minuta, Brojës i ka ndodhur e kundërta, por të paktën qëndronte në stol. Tani ai ka dalë jashtë planeve të trajnerit të Fulhemit, Silva, dhe ky është një problem i madh për vetë lojtarin dhe trajneri e Kombëtares, Silvinjo.

Të gjithë shpresonin që Broja të luante sa më shumë dhe të vinte në Europianin e Gjermanisë në formën optimale, por situata ka shkuar keq. Sinjalet ishin dhënë më parë nga trajneri Silva, kur u shpreh se Broja nuk është gati as për në stol dhe se e kishte humbur duelin me Jimenez.

Ndoshta javët në vazhdim ndryshon situata, por frika është se Broja do të vijë pa minuta me ekipin e tij edhe në miqësoret e fundit para Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë