Futboll

Lojtarët shqiptarë do të konsiderohen si vendës! Vendim historik nga Italia

Gazeta Si – Një lajm mjaft interesant vjen nga Italia, ku Feretata e futbollit ka vendosur që lojtarët shqiptarë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, do të konsiderohen vendës.

Vendimi është marrë nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) në një mbledhje të fundit të saj. Pas diskutimeve për ndryshimin e rregullave të regjistrimit të futbollistëve ekstrakomunitarë për sezonin 2024-2025, është rënë dakord që lojtarët shqiptarë, të cilët nuk janë të paktë në Itali, të konsiderohen si vendës.

Duket se ky vendim vjen pas insistimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në takimet me homologun e tij Italian, Gabriele Gravina, i cili ka vizituar shpesh Tiranën.

Me këtë ndryshim pritet që të ketë më shumë talente shqiptare që të luajnë në Itali, një nga 5 kampionatet më të fortë të Europës. Deri tani fakti i të qenit ekstrakomunitarë është bërë shpesh pengesë për lojtarë të ndryshëm shqiptarë për kalimin në futbollin Italian. Kjo për arsye se klubet italiane kanë një numër të kufizuar për lojtarët ekstrakomunitarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë