Futboll

Liverpuli gjen Salahun e ri në Gjermani, 60 milionë euro për egjiptianin Marmoush

Gazeta Si – Mund të vijë sërish nga Egjipti ylli i ri i Liverpulit. Klubi i madh anglez ka shënjestruar si përforcim të radhës sulmuesin Omar Marmoush, që luan për Eintrahtin e Frankfurtit në Gjermani.

Sipas ‘Bild’, anglezët kanë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për të bërë të mundur transferimin e këtij lojtari në Premier Ligë. Marmoush do të bëhej kështu pasuesi i Mohamed Salah te Liverpuli, egjiptianit tjetër që ka bërë histori me të “Të kuqtë”.

Omar Marmoush, 25 vjeç, me nënshtetësi egjiptiane dhe kanadeze, e ka të lidhur karrierën me Bundesligën, ku ka luajtur për disa skuadra. Tani mund të bëjë hapin e madh dhe të veshë fanellën e Liverpulit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë