Gazeta Si – Rikthimi i kampionatit pas ndeshjeve të Kombëtares ishte zhgënjyes për Tiranën dhe Vllazninë, që nuk kanë mundur të fitojnë në fushën e tyre. Egnatia kryesuese zhbllokohet pas dy muajsh, duke mundur Kukësin.

Tirana është mundur 1-2 në stadiumin “Air Albania” nga Teuta dhe kështu “Final 4” bëhet edhe më i vështirë. Edhe pse janë edhe shumë pikë në lojë, bardheblutë duket se mund të shkojnë në Europë vetëm nëpërmjet Kupës. Me humbjen e sotme ata mbeten prapa me pikë.
Teuta befasoi me golat e Jazxhi dhe Dacit, ndërsa goli i Lulajt në fund shërbeu vetëm për statistika. Durrsakëve, me këtë fitore, u hapet oreksi për në “Final 4”.
Vllaznia luajti një ndeshje poshtë nivelit mesatar në Shkodër, ku barazoi 1-1 me Erzenin. Madje, mund të ishte ndëshkuar në pjesën e dytë nga shijakasit. Balaj dhe Blazeviç janë autorët e golave.
Egnatia e vendit të parë ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Kukësit, falë një goli të Zejnullait. Rrogozhinasve u mungonte fitorja prej 2 muajsh.
Java e 29-të e Superiores mbyllet nesër me ndeshjet Laçi-Partizani dhe Dinamo-Skënderbeu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




