Futboll

Laporta i bindur: Superliga fillon në 2025-ën dhe do të jetë shumë interesante

Gazeta Si – Presidenti i Barcelonës ka folur sërish për projektin e ri dhe ka theksuar se, nëse kompeticioni do të kishte nisur dy vjet më parë, do të ishin siguruar shumë të ardhura.

Në teori janë të gjithë kundër Superligës, përveç iniciatorëve të saj, për të cilët projekti vazhdon. Sipas presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, turneu i ri që do të rivalizonte Championsin, do të nisë së shpejti.

“Do të jetë një kompeticion shumë interesant dhe besoj se do të fillojë në 2025-ën. Nëse do ta kishim filluar dy vjet më parë, do të kishim fituar shumë euro”, – ka thënë për ‘Mundo Deporitvo’ numri 1 i klubit katalanas, i vetmi që ka mbetur bashkë me Real Madrid në mbrojtje të Superligës, pas daljes nga skena edhe të Juventusit.

Siguria e Laportës është fryt i sentencës së dhjetorit të kaluar, kur Trupa e drejtësisë të Bashkimit Europian ‘dënoi’ sanksionet e mundshme nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.

Dhe kështu, projekti i Superligës së re ka filluar të marrë formë. Tani parashikon pjesëmarrjen e 64 skuadrave të ndara në 3 liga, me një fazë grupesh mes shtatorit dhe prillit, pastaj faza me eliminim direkt. Janë parashikuar ngjitje dhe zbritje nga kategoria dhe minimumi 14 ndeshje për çdo skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë