Futboll

Akuzat për korrupison ndaj Federatës, Spanja rrezikon edhe Botërorin 2030

Gazeta Si – Kandidatura e përbashkët me Marokun dhe Portugalinë duhet të ratifikohet në dhjetor 2024, por Federata spanjolle duhet të japë shpjegime dhe të garantojë integritet.

Botërori 2030, që Spanja do të organizojë me Marokun dhe Portugalinë, është në rrezik serioz, pas operacionit të policisë dhe sekuestrimit të dokumenteve në selinë e Federatës Spanjolle. Deri tani janë 7 të arrestuarit, mes të cilëve drejtues të këtij institucioni.

Lajmi është dhënë nga mediat spanjolle, që theksojnë faktin se ka rrezik për kandidaturën e Botërorit. “Federata spanjolle duhet të japë shpjegime për të siguruar integritetin dhe unitetin me organizmat e tjerë organizativë”, – shkruan ‘20 Minutos’.

Avokatët e Luis Rubiales kanë siguruar se ish-presidenti i Federatës, aktualisht jashtë Spanjës, do të kthehet më 6 prill dhe do të jetë plotësisht në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.

Rubiales është nën hetim për korrupsion, administrim joligjor dhe riciklim parash në kontratat e firmosura 5 vitet e fundit, duke nisur nga ajo për trasferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, e firmosur me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë