Gazeta Si – Edhe 9 javë nga fundi i kampionatit të Serisë A dhe Interi pret matematikën për festën e titullit të yllit të dytë. Skuadra e Asllanit është 14 pikë përpara Milanit dhe duke parë numrat, mund të jetë pikërisht derbi i javës së 33-të ndeshja vendimtare e mbylljes së llogarive.
Nëse dy skuadrat shkojnë në derbi me këtë distancë, ose jo më pak se 13 pikë, derbi mund t’i dhurojë Interit titullin. Milani do të jetë i impenjuar në sfidën me Romën për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Europës, që luhet të enjten e 18 prillit.
Për këtë arsye, derbi i Milanos do të shtyhet për të hënën e 22 prillit. Në këtë mënyrë, skuadra e Piolit nuk do të jetë e detyruar të luajë dy ndeshje në pak më shumë se 48 orë. Shtyhet edhe ndeshja e Romës me Bolonjën.
"Milani na ka kërkuar të luajë ditën e hënë”, - ka thënë për “Telelombardia” Andrea Buti, drejtues i “Competitions and Operations” i Serisë A dhe përgjegjës për kalendarët e kampionatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.