Gazeta Si – Nuk ka diskutim që Berat Gjimshiti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të momentit, jo vetëm në Kombëtaren kuqezi, por edhe tek Atalanta. Mbrojtësi i palodhur është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Europës.

Emri i Gjimshitit figuron mes atyre më të njohurve të futbollit europian, duke filluar nga Teo Hernandez i Mialnit, për të vazhduar me Mohamed Salah dhe Kodi Gakpo të Liverpulit. Një vlerësim plotësisht i merituar për mbrojtësin shtatlartë.

Trajneri Gasperini po e aktivizon mbrojtësin shqiptar në çdo ndeshje, në kampionat dhe në Europë. Ai ka besim absolut te Gjimshiti dhe disa herë i ka dhënë shiritin e kapitenit, ashtu siç ka bërë Silvinjo te Kombëtarja e Shqipërisë.
Ndoshta ky është sezoni më i mirë i Berat Gjimshitit në nivel individual. Ai ka njohur vetëm rritje që kur ka shkuar tek Atalanta, ndërsa në formacionin kuqezi është një lider i vërtetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




