Gazeta Si – Kalimi i munguar i pronësisë do të përbënte një shkelje të rregullave të transparencës nga klubi i Milanit, e ndëshkueshme me gjobë ose penalizim në klasifikim. Më e komplikuar çështja e dypronësisë.
Milani në qendër të vëmendjes për shkak të sekuestrimit të dokumenteve nga ‘Guardia di Finanza’. Në regjistrin e të hetuarve figurojnë emrat e Ivan Gazidis dhe Xhorxho Furlani, e kaluara dhe e tashmja e klubit, por nuk bëhet fjalë për një vepër penale. Janë hapat e një hetimi, që, nëse do të jetë e nevojshme, çojnë në një proces dhe një sentencë që ende askush nuk e di.

Megjithatë, mund të hipotetizohet në çfarë mënyre, në nivel sportiv, mund të goditen kuqezinjtë, nëse do të ketë një verdikt fajësie. Dyshimet janë dy: shitja e munguar e klubit nga Eliot te Kardinale (Red Bird), dhe ekzistenca e dypronësisë, që do të thotë shkelje e nenit 5 të normave të UEFA-s.
Sipas avokatit Anxhelo Kaashela, ekspert i të drejtës ndërkombëtare dhe ish-pjesëtar i KAS-it, Milani rrezikon gjobë, ose heqje pikësh në renditje. Praktikisht, mund të përsëritet rasti i Juventusit, me ndryshimin se drejtësia sportive merr kohë dhe vështirë se do ta mbyllte çështjen para fundit të kampionatit.
Penalizimi i mundshëm i kuqezinjve (një dalje nga zona Champions), mund të vlejë për sezonin e ardhshëm. Ndryshon situata me UEFA-n, që vepron në mënyrë autonome dhe jo domosdoshmërisht ka nevojë për sentencën e Federatës Italiane të Futbollit për t’u prononcuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




