Gazeta Si – Për të dytin vit radhazi Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një grumbullim seleksionues në SHBA për lojtarë shqiptarë të talentuar. Të rinjtë që jetojnë në këtë vend dhe në Kanada do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre dhe të bindin stafin teknik kuqezi që do t’i vëzhgojë.

Edicioni i dytë i seleksionimeve është programuar të zhvillohet në muajin maj, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”. Fokusi do të jetë te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010 dhe 2011, ndërkohë që është i hapur edhe për vajzat, pa kufizime moshe.
Ky grumbullim do të mbikqyret nga drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea. Bashkë me të do të jenë edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave. Qëllimi është evidentimi i talenteve të reja dhe se kanë bërë apo jo progres lojtarët e spikatur në seleksionimet e vitit të kaluar.
FSHF ka bërë të ditur edhe mënyrën e regjistrimit për ata që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë seleksionim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




