Gazeta si – Pushimet e Igli Tares mund të përfundojnë më shpejt nga sa kishte menduar ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi. Ai u largua nga Lacio pas 18 vitesh karrierë si drejtor sportiv, ku fitoi vlerësimin e gjithë opinionit sportiv italian dhe jo vetëm me punë e bërë.
Për këtë arsye, Fiorentina kërkon që të ketë një bashkëpunim me Taren për të ardhmen. Deri pak ditë më parë dukeshin më shumë zëra, si ato të merkatos së lojtarëve, por duket se interesimi i klubit nga Firence është konkret.

Mediat kryesore në Itali bëjnë me dije se Igli Tare është i pari në listën e presidencës së Fiorentinës, që vlerëson eksperiencën e gjatë të shqiptarit. Por në lojë është edhe Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë po kërkojnë zëvendësuesin e Xhuntolit dhe Tare shihet nga presidenti Aurelio De Laurentis si profili adapt.
Më parë, sidomos kur Igli Tare ka fituar çmime për punën që ka bërë, ishte vënë edhe në shënjestrën e Milanit. Po ashtu, për ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe Lacios ka pasur interesim edhe nga Gjermania dhe Anglia. Tani ai duket vërtet shumë pranë rikthimit në postin e drejtorit sportiv dhe Fiorentina dhe Napoli janë emra për t’u marrë në konsideratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




