Futboll

Oferta e Juventusit për Felipe Anderson, kontratë 3-vjeçare me 3 milionë euro në sezon

Gazeta Si – Akordi mes Juventusit dhe brazilianit Felipe Anderson, aktualisht pjesë e Lacios, pothuajse është arritur. Pritet të saktësohen vetëm disa të fundit.

Sulmuesi nuk ka gjetur një marrëveshje me Lacio për rinovimin e kontratës, duke i hapur rrugën kështu kalimit te Juventusi. Lojtari ka kërkuar fillimisht një kontratë 4-vjeçare me 4 milionë euro në sezon nga klubi bardhezi. Një shifër që duket afër asaj që synon Kristiano Xhuntoli dhe kolegët e tij.

Felipe Anderson pritet te kaloje te Juventusi ne vere. Gazeta Si, 8 mars 2024

Madje, sipas shtypit, Juventusi ka marrë një ‘Po’ nga ana e Felipe Anderson. Akordi pritet që të mbyllet me një kontratë 3-vjeçare mes palëve, nga e cila braziliani do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Ai ka refuzuar rinovimin e propozuar nga Lotito dhe ka në plan të fluturojë në Torino.

Kujtojmë që Felipe Anderson ka qenë një nga blerjet e mëdha të Igli Tares, ish-drejtorit sportiv shqiptar të Lacios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë