Futboll

Liga e Europës/ Milani dhe Roma fitojnë me ‘poker’ golash raundin e parë

Gazeta Si – Milani dhe Roma kanë fituar thellë ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve në Ligën e Europës, duke mundur përkatësisht Sllavian e Pragës dhe Brajtonin. Fitore me shumë gola edhe për Liverpulin, që ka mundur 1-5 Spartën e Pragës.

Milani mposhti 4-2 Sllavian e Pragës, duke bërë të vetin me pak vuajtje raundin e parë të sfidës së dyfishtë. Kuqezinjtë luajtën në superioritet numerik pjesën më të madhe të ndeshjes, pas ndëshkimit me karton të kuq të Diouf për një faull të rëndë ndaj Pulisiç.

Zhiru realizoi golin e parë, duke devijuar një gjuajtje-kros të Leaos. Doudera barazoi pas 2 minutash për çekët, më pas Reijnders, Loftus-Çik dhe Pulisiç thelluan avantazhin, ndërsa Shranc shënoi golin e dytë për Sllavian. Kuqezinjtë shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit më 14 mars.

Roma, e rilindur me De Rosin në stol, shënoi gjithashtu 4 gola në një ndeshje më të vështirë ndaj Brajtonit të Premier Ligës. Dibala, Lukaku, Mançini dhe Kristante janë autorët e golave për Romën në këtë ndeshje, ku është hipotekuar kualifikimi për më tej, edhe pse është edhe ndeshja e kthimit për t’u zhvilluar.

Në Pragë, Liverpuli fitoi 1-5 ndaj Spartës së Qazim Laçit dhe Indrit Tucit, të aktivizuar të dy si zëvendësues. Një rezultat që nuk lë asnjë shans për skuadrën çeke.

Liga e Europës, 1/8-at
Roma-Braton 4-0
Karabag-Bajer Leverkusen 2-2
Sparta Pragë-Liverpul 1-5
Milan-Sllavia Pragë 4-2
Benfika-Rejnxhërs 2-2
Frajburg-Uest Hem 1-0
O.Marsejë-Vilarreal 4-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë