Gazeta Si – Kristjan Asllani vazhdon të marrë vëmendjen e shtypit sportiv pas paraqitjes shumë të mirë në javët e fundit të kampionatit, ku trajneri Simone Inzagi i ka besuar regjinë e lojës së Interit. ‘Gazzetta dello Sport’ këtë herë evidenton raportin shumë të mirë mes Asllanit dhe Çalhanoglu, që po e ndihmon shumë shqiptarin.

Pas golit ndaj Xhenoas, Kristjan Asllani e falënderoi edhe një herë Hakan Çalhanoglu, të cilin e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë. Turku në anën tjetër ekzaltohet për progresin e 21-vjeçarit shqiptar. Nga ambientimi në ‘Appiano Gentile’ e deri te këshillat në fushë, lidhja mes dy futbollistëve zikaltër është vërtet epeciale.
Ka njerëz që në mënyrë natyrale dhe spntane kanë zakonin të ndihmojnë më të rinjtë, që janë të disponueshëm për çdo sugjerim pao këshillë. Hakan Çalhanoglu është një nga këta persona, për fatin e mirë të Kristjan Asllanit, mesfushorit kuqezi të Interit, që falë ndihmës së turkut, po hedh hapa të rëndësishëm përpara.
Shqiptari gjithmonë i shpreh mirënjohjen profesorit të tij dhe e bën me shumë sinqeritet. Ka ‘feeling’ mes të dyve, me ‘vëllanë e vogël’ Kristjan Asllani, që gjithmonë është i vëmendshëm për të mësuar sa më shumë nga ‘maestro’ Hakan Çalhanoglu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




