Gazeta Si – Tani që gjithçka ka dalë në dritën e diellit, nuk është e nevojshme të përgënjeshtrohen takimet me të ardhmen e Milanit si temë qendrore bisede. Takimi i radhës, sipas ‘Repubblica’, është programuar në fundjavë, në Arabinë Saudite, me rastin e garvs së radhës së Formula 1.
Pritet një tjetër samit mes përfaqësuesve të Red Bird (Kardinale ose dikush në emër të tij) dhe disa subjekteve të interesuara për të investuar te Milani. Pra, një takim mes pronarëve aktualë dhe fondit saudit Pif, siç është bërë e ditur më parë.

Javët e ardhshme do të shërbejnë për të qartësuar aspektet ekonomike të një operacioni të mundshëm, përfshirjen e një grupi të ri dhe ndoshta kalimin e kuotave të mazhorancës në një kohë të mesme. Jo menjëherë, duke ditur vullnetin e Kardinales, por edhe jo të largët. Sepse është e qartë: kush jep paratë, do që të ketë edhe fuqinë e marrjes së vendimeve.
Mazhoranca është me shumë mundësi edhe nyja kryesore e çështjes. Vlerësimi i Milanit në këtë moment është 1.5 miliardë euro, 300 milionë euro më shumë se sa pagoi Red Bird. Po ashtu, është shumë e rëndësishme të kuptohet se në çfarë mënyre do të zgjidhet çështja e stadiumit dhe natyrisht dalja përfundimtare e ‘Elliott’, që Kardinale duhet t’i lajë borxhin brenda 2025-ës.
Më pas do të shihet si do të veprohet me UEFA-n në lidhje me multipronësinë, pasi Pif ka në pronësi edhe Njukastëllin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




