Futboll

Vllaznia kompleton 4-shen e Kupës, por i duhen 120 minuta dhe një lojtar më shumë!

Gazeta Si – Vllaznia është skuadra e katërt dhe e fundit e kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë mundur thellë Erzenin, 6-1, por u desh që kualifikimi të vendosej pas 120 minutash lojë, sepse koha e rregullt u mbyll 2-1, i njëjti rezultat me ndeshjen e parë.

Mala dhe Balaj shënuan poër Vllazninë në këtë ndeshje, të frymëzuar nga Gruda. Gjithçka po shkonte mirë deri në autogolin e Stojanoviç në pjesën e dytë. Erzeni iu përgjigj mirë Vllaznisë edhe me një lojtar më pak, pasi Atanda u dëshkua me karton të kuq.

Në shtesë shkodranët ishin superiorë dhe shënuan edhe 4 gola të tjerë, njërin me Balajn dhe tre me brazilianin Gomesh, i futur në fushë si zëvendësues.

Gjysmëfinalet, ku kanë kaluar Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia, do të përcaktohen me short.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë