Futboll

Bajerni i jep një shkelm krizës, shtyp Lacion dhe kalon në çerekfinale të Championsit

Gazeta Si – Bajerni mbetet Bajern. Sado vështirësi që të kalojnë, bavarezët dinë se çfarë duhet bërë në Champions, ku muzika ndryshon nga kampionati. Gjermanët kanë mundur 3-0 Lacion dhe janë kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pritej që Lacio, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, të bënte diçka më shumë, por italianët janë treguar mjaft të brishtë dhe janë detyruar të pranojnë forcën e gjermanëve.

Herri Kejn me një dopietë dhe Myler me kokë, shënuan golat e përmbysjes së Bajernit në ndeshjen e sotme. Hysaj ishte menduar se do ta niste titullar këtë ndeshje, por trajneri Mauricio Sarri vendosi për zgjedhje të tjera dhe futbollisti shqiptar qëndroi në stol.

Në ndeshjen tjetër, PSG mposhti 1-2 Real Sociedadin, duke u kualifikuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Mbape realizoi 2 gola në këtë ndeshje, nga një për çdo pjesë, duke e bërë të pamundur misionin e spanjollëve, që shënuan vetëm golin e nderit me Merino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë