Gazeta Si – Eliminim i papritur i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë. Kampionët në fuqi të Superiores e kishin fituar ndeshjen e parë në Kukës, por sot lanë për të dëshiruar me lojën e tyre dhe në fund u eliminuan pas gjuajtjes së penalltive.

Hasaj realizoi një gol shumë të bukur për Kukësin, duke baraspeshuar gjithçka. Më pas, pavarësisht përpjekjeve të Partizanit, rezultati nuk ndryshoi në 90 minutat e kohës së rregullt dhe as në shtesë.
Te ruleta e penalltive kuksianët u treguan më të saktë, duke i shënuar të pesta gjuajtjet. Partizani shënoi vetëm tre penallti, Atanasovski u neutralizua nga Tafas, ndërsa penalltia e fundit nuk ishte e nevojshme të gjuhej.
Kukësi dhe Egnatia janë kështu dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Dy të tjerat do të përcaktohen ditën e merkurë nga sfidat Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Erzeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




