Gazeta Si – Egnatia ka mundur 3-1 Laçin dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku kundërshtari do të përcaktohet me short. Rrogozhinasit nuk e vunë në diskutim në asnjë moment fitoren ndaj kurbinasve.
Pas fitores 0-1 në ndeshjen e parë në Laç, Egnatia dominoi totalisht edhe sot, siç tregon edhe rezultati. Dy herë Montenegro dhe një herë Aleksi me penallti shënuan golat e fitores për skuadrën e Tetovës. Për Laçin realizoi golin e nderit Myrtja.

Trajneri Armando Cungu ka debutuar kështu me një humbje të thellë në stolin e Laçit, që tashmë duhet të mendojë vetëm për kampionatin.
Egnatia, që është edhe skuadra që fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë edicionin e kaluar, ka shanse të mbrojë atë. Kanë mbetur edhe tri ndeshje, dy gjysmëfinalet dhe finalja. Rrogozhinasit kryesojnë edhe renditjen me Superiores, 4 pikë para Vllaznisë.
Mbetet të mësohen tani edhe tri skuadrat e tjera gjysmëfinaliste, që do dalin nga çiftet Partizani-Kukësi, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Erzeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




