Gazeta Si – Mesfushori Kristjan Asllani po përjeton një moment magjik tek Interi. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar sot golin e parë për këtë sezon me fanellën zikaltër. Ai zhbllokoi shifrat në ndeshjen me Xhenoan, duke i hapur rrugën fitores së Interit.

Asllani mori një pasim të bukur në zonë nga Aleksis Sançez dhe goditi bukur me të djathtën, duke e çuar topin poshtë traversës. Festë e ligjshme për mesfushorin kuqezi.
— sterlstops (@sterlstopsv) March 4, 2024
Për herë të tretë radhazi trajneri Simone Inzagi i ka besuar formacionin dhe lojtari shqiptar ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë, fillimisht me lojë të mirë dhe tani edhe me gol. Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, me 100% saktësi në pasime. Ai mori komplimentet e trajnerit pas ndeshjes dhe gjithë shokëve të skuadrës.
Ndeshja pëfundoi 2-1 dhe Interi ka shkuar në kuotën e 72 pikëve, 15 para Juventusit. Titulli kampion është i sigurt tashmë për zikaltrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




