Futboll

FSHF hap garën për të drejtën e emrit të Superiores për tre vitet e ardhshme

Gazeta Si – Hapet gara për të drejtën e emrit të Superiores për periudhën 2024-2027. FSHF dhe Liga Profesioniste e Futbollit kanë bërë me dije se ka nisur ky proces, ku pritet të marrin pjesë kompani të ndryshme.

Vitet e fundit niveli elitar i futbollit në vend quhej ‘Abissnet Superiore’. Kompania që do të fitojë garën, sipas njoftimit të FSHF-së, bëhet partnere e saj dhe e klubeve, duke pasur të drejtën për një ekspozim të gjerë në mediat televizive dhe ato online.

Tani pritet të mësohet se sa kompani do të jenë të interesuara të marrin pjesë në këtë garë dhe kush do të fitojë. Propozimet duhet të jenë dorëzuar në sektorin përkatës të FSHF-së deri më 23 mars 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë