Futboll

Një telash më pak për kuqezinjtë, Italia humb një lojtar me peshë për Europianin

Gazeta Si – Ndeshja e parë e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë është me Italinë kampione Europe, por aktualisht jo në gjendjen më të mirë. Skuadra e Spaletit ka probleme me sulmin dhe sot ka humbur edhe një titullar të rëndësishëm për shkak dëmtimi.

Domeniko Berardi u dëmtua në ndeshjen me Veronën, ku kthehej titullar pas një mungesë të gjatë po për shkak dëmtimi. Sulmuesi po shkonte drejt portës, ku ndjeu dhimbje dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor.

Gjendja e tij u duke menjëherë shqetësuese. Berradi doli nga fusha mes lotësh, pa mundur të mbështeste këmbën e djathtë në tokë. Ai ka këputur tendinën e Akilit dhe sezoni ka përfunduar këtu për lojtarin e Sasuolos, por edhe për Europianin ai nuk mund të rikuperohet.

Drejtuesit e Sasuolos kanë nisur kontaktet për ndërhyrjen kirurgjikale në Finlandë. Për trajnerin Luçiano Spaleti shtohen problemet, ndërsa për trajneri Silvinjo dhe kuqezinjtë është një telash më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë