Bitcoin kaloi kufirin e 60 mijë dollarëve këtë të mërkurë, për herë të parë që nga nëntori i 2021-shit. Në bursë, kriptomonedha u rrit me 6%, në vlerë e 60.7 mijë dollarëve. Vlera më e lartë e BTC ishte 68.9 mijë dollarë, 3 vite më herët.
Tregu duket i motivuar për zhvillimet e fundit të kriptomonedhës, e cila në një javë u rrit me 18% dhe në dy muaj 40%.
Antoni Trenchev, bashkëthemelues i platformës Nexo, tha se Bitcoin i duhet më shumë punë për të arritur 69 mijëshen, por edhe kalimi i 60 mijë dollarëve është domethënës.
Investitorët presin një rekord të ri këtë vit, pas miratimit të BTC si fond i tregtueshëm, ETF, në bursë, duke i dhënë të gjithëve më shumë akses dhe besim tek monedha digjitale. /CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.