Nga Gazeta ‘Si’-Dy ditë para takimit të tij me Putinin, Dodik u takua me liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i cili është nën sanksione nga BE-ja që nga viti 2020, për shkak të parregullsive në zgjedhjet presidenciale të atij viti, që ai pretendoi se i ka fituar.
Mandiç, si një nga udhëheqësit e koalicionit të Frontit Demokratik pro-rus, me dy parti të tjera, tha se ishte një nder i madh të priste Dodikun.
Mandiç tha se me Dodikun do të diskutonte një marrëveshje bashkëpunimi të propozuar në fushat e biznesit, sportit, arsimit dhe kulturës në përputhje me marrëveshjen e Dejtonit.
Ai tha në një konferencë për media se qeveria e kaluar e kishte hedhur poshtë marrëveshjen.
Partitë opozitare reaguan ashpër ndaj vizitës së Dodikut.
Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve tha se ai erdhi me “detyrën për të përcjellë mesazhet e Putinit tek aleatët e tij në Mal të Zi”.
Abaz Dizdareviç, një deputet i DPS-së, tha se vizita e Dodikut në Mal të Zi pas udhëtimeve të tij në Rusi, Bjellorusi dhe Serbi, konfirmon se zyrtarët e Malit të Zi po mashtrojnë partnerët ndërkombëtarë me agjendën e tyre evropiane.
Partia Boshnjake tha se vizita e Dodikut ishte një shenjë e qartë se Mali i Zi “po bëhet një strehë për politikanët dhe politikat që janë përfaqësues të politikës ruse në Ballkan”./ Marrë nga REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.