Futboll

Adrian Bajrami rinovon me Benfikën, mbrojtësi kuqezi firmos deri në 2026-ën

Gazeta Si – Mbrojtësi Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me Benfikën, klubit e madh portugez. Futbollisti 21-vjeçar, pjesë e Benfikën B prej 2022-shit, ka nënshkruar sot kontratën e re, që mban atë lidhur me këtë klub deri në vitin 2026.

Bajrami ka lindur në Zvicër, ku dhe është rritur futbollistikisht. Ai është ftuar në Kombëtaren shqiptare në vitin 2022 dhe është aktivizuar në disa ndeshje miqësore deri tani. Konkretisht, Bajrami ka luajtur ndaj Italisë, Armeninë dhe Estoninë.

Mbrojtësi ka bërë një paraqitje të mirë këtë sezon, ku numëron 20 ndeshje të luajtura dhe 1 gol të shënuar. Edhe pse është pjesë e skuadrës B, të qenit pjesë e një klubi si Benfika, që shquhet për evidentimin dhe rritjen e talenteve, e ndihmon shumë këtë lojtar për të qenë në vitrinë.

Në një të ardhme jo shumë të largët, Adrian Bajrami mund të jetë pjesë e rëndësishme e kuqezinjve, që duhet ta rinovojnë pak repartin e prapavijës gradualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë