Gazeta Si – Java e 25-të e Superiores do të mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit. Janë dy sfida mjaft të forta, që luhen në fushë asnjanëse. Tirana pret Laçin në Elbasan, kurse Dinamo ndeshet me Vllazninë në Durrës.

Të katërta këto skuadra janë në lojë për 4-shen e parë dhe pritet që ndeshjet e sotme të jenë shumë të luftuara. Tirana, pas goditjes së marrë në derbin me Partizanin, duhet të reagojë sot. Trajneri i ri, Erbim Fagu, debutoi me një barazim në Kupë, ndërsa sot do të tentojë fitoren e parë në stolin bardheblu.
Një sfidë më e fortë pritet të luhet në ‘Niko Dovana’, ku Dinamo luan si skuadër pritëse. Blutë, në vend të 4-t, janë në një formë shumë të mirë dhe sot do të kërkojnë të forcojnë pozitat me një fitore të mundshme ndaj Vllaznisë së vendit të 3-të. Është një përballje direkt rivalësh.
Kampionati kryesohet nga Egnatia, me 49 pikë, e ndjekur nga Partizani me 40 pikë, po aq sa ka edhe Vllaznia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




