Partia Socialiste është “tërhequr” nga Amnistia Penale, pas përplasjeve me opozitën.
Në seancen e te enjtes, Lindita Nikolla e ka hedhur ne votim kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, për tërheqjen nga votimi te draftit.
Ndërsa deputetët e grupit ‘Bardhi’ ishin ngritur në këmbë duke i rënë bilbilave, Nikolla hapi votimin. Ajo ngriti stilolapsin si votë pro, ndërsa deputetët e PS-së ngritën kartonin duke votuar pro tërheqjes. Nikolla deklaroi 74 vota pro për tërheqjen e draftit për amnistinë nga rendi i ditës. Të pranishëm në sallë ishin 77 deputete sipas saj. Mungoi kryeministri Rama.
Kjo tërheqje e PS vjen pasi Lulzim Basha deklaroi se ai dhe deputetët e tij nuk do t’i bashkojnë votat me mazhorancën. Të njëjtin qëndrim kishte edhe grupi tjetër në PD i drejtuar nga Gazment Bardhi. Grupi parlamentar i Bashes nuk ishte ne salle te enjten
Per kalimin e draftit duhen 84 vota.
"Besoj e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët. Parlamenti është shndërruar në një funksion të një grupi njerëzish. E tërhoqën ligjin e amnistiës e nuk arritën pazaret e tyre. Nga një ligj ku do të duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërrruar në një ligj për të amnistuar ministra e drejtorë. Tentuan të mashtronin opinionin publik . Çështja u sqarua, ata u tërhqoën nga projektligji. Në një procedurë të tillë nuk mund të ketë votën e një opozitari", tha Gazmend bardhi pas seancës.
Sipas tij, Ligji i dytë ishte ligji i emigrantëve në Shqipëri.
"Kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare.
Së treti, ligji për zonat e mbrojtura, ku planifikohet të vidhet dhe të nxirret në treg pasuritë kombëtare të shqiptarëve
Komunikimi ynë me Idrizin është i përditshëm, ne jemi shumë miq, zonja Doda ka dhënë shpjegimin e saj, nuk kam asgjë për të shtuar. Mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur apo jo një projektligj", tha Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.