Futboll

Më shumë ndeshje dhe më shumë spektakël! UEFA prezanton formatin e ri të Championsit

Gazeta Si – Organizmi që drejton futbollin europian ka bërë të ditur strukturën revolucionare të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik të kontinentit.

“Një turne më interesant, më i paparashikueshëm, me ndeshje më domethënëse dhe me më shumë ndeshje top”. Ky është objektivi që UEFA synon të arrijë me reformën e Championsit dhe të kupave europiane në përgjithësi, që nis sezonin e ardhshëm dhe që është prezantuar për mediat në Milano.

Xhorxhio Marketi

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhorxhio Marketi, ka shpjeguar me detaje risitë e formulës së re. “Format perfekt nuk ka, por jemi përpjekur të shkojmë afër aq sa ishte e mundur”, – ka thënë Marketi.

Sipas të rejave të fundit, nëj vend mund të ketë edhe 11 skuadra në kupat europiane. Italia, për shembull, në Championsin e ardhshëm mund të ketë 4 skuadrat e para të kampionatit, vendin e 5-të nëse Italia hyn te dy më të mirat e randitjes sezonale dhe fitueset e mundshme të Championsit dhe Ligës së Europës, në rastin që në kampionat mund të përfundojnë jashtë pozicioneve të kupave.

Atyre mund t’u shtohen tri skuadra të kualifikuara për në Ligën e Europvs, – e 6-ta në kampionat, fituesja e Kupës së Italisë dhe fituesja e mundshme e Ligës së Konferencës jashtë vendeve europiane, – dhe një skuadër e kualifikuar në Ligën e Konferencës nëpërmjet kampionatit. Në total bëhen 11 skuadra.

UEFA ka menduar për reformën që në 2018-ën, me nevojën e ndryshimit të lidhur me objektivin e gjallërimit të fazës së grupeve, duke ofruar më shumë ndeshje të forta. Qëllimi është që të krijiohet një turne më tërheqës.

Formati zgjerohet me 36 skuadra për secilën nga 3 kompeticionet dhe mbi të gjitha lamtumirë faza e grupeve, që ka shoqëruar Championsin që prej 1991-shit. Do të ketë një klasifikim të vetëm, me çdo skuadër që ndeshet me 8 kundërshtarë të ndryshëm në fazën e parë.

Tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/8-at, nga vendi i 9-të te vendi i 24-t luhet një play-off dhe fituesit shkojnë në 1/8-at. Nga vendi i 24-t e poshtë eliminohen përfundimisht, pa shkuar në Ligën e Europës, siç ka ndodhur vitet e fudnit. Në rast barazimi me pikë mes dy skuadrash nuk vendos më kriteri i ndeshjeve direkt, por diferenca e golave.

Faza me eliminim direkt do të jetë me një tabelë të stilit të tenisit, me koka serie në bazë të pozicionit në klasifikim, por mbetet gjithsesi një element shorti. Të reja ka edhe për kalendarin, me fazën e parë që mbyllet në janar dhe turin e parë që zhvillohet në një ‘javë ekskluzive’ (Championsi luhet të martën, të mërkurën dhe të enjten, nuk do të ketë ndeshje të dy kompeticioneve të tjera). Java e fundit sjell 18 ndeshje në të njëjtin orar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë