Futboll

Mbape do të reduktojë pagën te Real Madrid, por ka një ‘truk’ në kontratën e francezit

Gazeta Si – Kilian Mbape duhet ta ketë firmosur kontratën e re, që e lidh me Real Madrid për 5 vitet e ardhshme. Në Spanjë e bëjnë të sigurt kalimin e tij nën urdhrat e trajnerit Karlo Ançeloti në verë, madje zbulohen edhe detajet e pagës.

Mbape gati per Realin. Gazeta Si, 20 shkurt 2024

Sipas ‘Marca’, futbollisti francez do të përfitojë më pak para se merr aktualisht te PSG (72 milionë euro). Kontrata e sulmuesit me Realin i garanton atij 20 milionë euro në sezon, që mund të shkojnë në 25 milionë euro bashkë me bonuset, por vlera rritet ndejshëm nga një ‘truk’ tjetër në kontratën e Mbapesë.

Falë shpërblimit për firmën, që do të jetë 125 milionë euro, paga e sulmuesit do të shkonte në 50 milionë euro në sezon. Dhe këtu situata ndryshon, sigurisht. Me afrimin e Kilian Mbape, Reali pritet të bëhet një nga skuadrat me sulmin më të frikshëm, duke llogaritur edhe Belingham dhe Vinicius.

Ditët e fundit është folur edhe për një tentativë të Mançester Sitit për Mbape, por sulmuesi duket i destinuar të shkojë në Madrid, në klubin që e pret prej disa sezonesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë