Nga Gazeta ‘Si’ – “Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Komenti i tij vjen pas deklaratave nga Shtetet e Bashkuara se pas vendimit për ndalimin e dinarit serb është rrezikuar partneriteti mes dy shteteve.
Lidhur me këtë vendim Kurti tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë të mbështesë vendimet dhe Rregulloret e Bankës Qendrore së Kosovës.
Ndërkaq lidhur me takimin mes tij dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç, Kurti tha se nëse Bashkimi Europian i thërret për nënshkrim të marrëveshjes, pa dyshim që do të shkonte.
“Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.