Futboll

Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë në minifutboll, mund Partizanin në finale

Gazeta Si – Flamurtari po vuan për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar, në Superiore, por në minifutboll po bën mirë. Vlonjatët kanë fituar Kupën e Shqipërisë në minifutboll (Futsall), pas fitores 9-7 në finale ndaj Partizanit.

Ndeshja finale u luajt në kompleksin ‘Goga’, në Durrës, në praninë e një numri të konsiderueshëm tifozësh. Gjithçka ishte e hapur sa i takon rezultatit dhe u vendos në minutat e fundit.

Partizani në fakt i kishte të gjitha mundësitë për të fituar trofeun, pasi udhëhiqte deri në 5-1, por Flamurtari përmbysi gjithçka dhe në fund triumfoi 9-7. Festa ishte për vlonjatët, të cilët i janë gëzuar trofeut të parë sezonal dhe medaljeve përkatëse.

Zhgënjim në krahun tjetër, te Partizani, për më tepër duke pasur parasysh si shkoi loja në finale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë