Gazeta Si – Juventusi nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 në ‘Bentegodi’ ndaj Veronës, madje u gjend në disavantazh dy herë dhe arriti të barazonte me Vlahoviç dhe Rabiot. Tani kreu është 9 pikë larg dhe Interi buzëqesh.
Skuadra e Masimilino Alegrit nuk arrin të kthehet te fitorja as në Verona. Janë 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit, që e bëjnë këtë skuadër të humbasë terren në renditje. Është një moment ‘jo’ për bardhezinjtë.

Pas humbjes me Interin dhe Udinezen, në ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A Juventusi ka reaguar deri diku, duke barazuar 2-2, rezultat që e lë 2 pikë përpara Milanit, nga 54 ndaj 52, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak.
Në pjesën e parë të zotët e shtëpisë zhbllokuan shifrat me një të majtë fluturimthi të Folorunsho vetëm pas 11 minutash. Vlahoviç barazoi nga pika e bardhë e penalltisë që u akordua nga një prekje e topit me dorë nga Tchatchoua.
Në pjesën e dytë Noslin riktheu në avantazh Veronën, por shumë shpejt Rabiot baraspeshoi gjithçka. Në fundin e takimit potieri Montipo ishte vendimtar me një pritje ndaj Kiezës, duke ruajtur ekuilibrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




