Futboll

Rei Manaj lëshon silurën e radhës, vjen goli numër 13 në kampionatin turk

Gazeta Si – Një tjetër silurë nga Rei Manaj, sërish nga goditja e dënimit. Sulmuesi shqiptar është në formën e tij më të mirë dhe sot ka realizuar sërish për Sivasporin, duke i dhënë avantazhin.

Në minutën e 18-të të ndeshjes në transfertë me Hatajasporin, 26-vjeçari ka zhbllokuar shifrat, duke tundur rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, pasi vendasit barazuan çerek ore para fundit. Manaj luajti një 90-minutësh të plotë.

Për futbollistin 26-vjeçar është goli i 13-të në kampionatin turk, një shifër mjaft e mirë kjo për sulmuesin që pritet të rikthehet në Kombëtare nga trajneri Silvinjo. Për momentin, është pa dyshim sulmuesi më në formë nga kuqezinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë