Futboll

Mbape, Vinicius dhe Belingham, tre galaktikët e rinj të Perez për një Real ëndrrash

Gazeta Si – Në 2004-05-ën ishin Luis Figo, Ronaldo dhe Zinedin Zidan, në 2015-16-ën Benzema, CR7 dhe Bejl. Tani i takon një tjetër tredhëmbëshi që të ndezë Madridin.

Të martën në mbrëmje Kilian Mbape thirri presidentin i PSG-së, Naser Al Khelaifi, dhe përpara trajnerit Luis Enrike dhe drejtorit sportiv Luis Okampos i komunikoi vendimin për t’u larguar nga skuadra ku ka luajtur 7 vitet e fundit. Ai u ble nga Monako për 180 milionë euro dhe ikën gratis.

Kilian Mbape pritet te kaloje te Reali ne vere. Gazeta Si, 17 shkurt 2024

Te Real Madrid, edhe pse askush nuk e konfirmon zyrtarisht. Nuk ka pretendentë të tjerë, duke parë që Liverpuli ka dalë nga gara dhe njerëzit pranë sulmuesit kanë bërë me dije se te lulja e Faiza dhe Kilian, nënë ë bir, kshin mbetur vetëm dy petale: e bardha e Madridit dhe bluja e PSG-së. Tek e para punojnë në qetësi, tek e dyta kanë mbetur shumë keq.

Njoftimi do të vijë më pas, por në Madrid po ushqehen me atë që në Paris e thonë prej kohësh: Mbape do të jetë nën urdhrat e Karlo Ançelotit me Vinicius, Rodrigo dhe Belingham në atë që mund të jetë një repart ofensiv i papërmbajtshëm për nga forca, shpejtësia, klasi dhe mosha.

Galaktikët e erës moderne kanë një shtëpi të re shumë të bukur dhe historinë për të shkruar. Ndoshta për këtë Aurelien Tçouameni, shok skuadre i Mbape në kombëtare, ishte madrileni i parë që reagoi, duke postuar dy pop-corn. Mesazhi është i qartë, francezi mendon se do të jetë argëtuese.

Nëse në fillim të shekullit Florentino Perez bleu ‘Shtëpinë e Bardhë’, duke u premtuar ortakëve marrjen e Figos nga Barcelona e më pas, nga një në vit, Zidan, Ronaldo, Bekham dhe Ouen, kampionë të afirmuar. Tani, 20 vjet më pas, ai synon talentet e reja, brazilianët Vinicius dhe Rodrigo, pastaj anglezin Belingham, një tjetër udhëtim në Brazil për adoleshentin Endrik dhe tani goditja e pritur prej dy vitesh: Kilian Mbape.

Një që ka dy Botërorë mbi shpatulla, njërin si fitues. Karlo Ançeloti, për të cilin kanë thënë se nuk i do të rinjtë, vitin e ardhshëm do të ketë 8 titullarë të lindur mes 1998-ës dhe 2003-shit, Belingham (20 vjeç), Kamavinga (21), Rodrigo dhe Vinicius (23), Tçouameni (24), Valverde dhe Mbape (25), Militao (26). Dhe në stol Lunin (25) Brahim Diaz (24) dhe Endrik (18). Një skuadër, 11 lojtarë më pak të shkuar, mjafuteshëm të tashme dhe shumë të ardhme.

Mbape është goditja perfekte për të hapur ‘Bernabeun’ e ri, stadiumin që do të shumëfishojë të paktën për 10 ditët e tij të përdorimit vjetor, nga 30 në 300, mes koncertesh, eventesh dhe deri në ndeshje futbolli amerikan. Një stadium gati për çdo lloj spektakli, edhe futbollistik.

Dhe nëse mendon se Real Madrid ka shkuar në gjysmëfinale të Championsit në 11 nga 13 sezonet e fundit, duke ngritur 5 herë kupën, ka vend për shqetësim. Sepse ardhja e Mbape kompleton në mënyrë të jashtëzakonshme një grup që kërkonte me ankth zëvendësuesin e Benzema.

Të shohim ku do të luajë Mbape. Në të majtë, ku është zona e tij e preferuar, është Vinicius. Sa do të fitojë: për momentin madrileni që fiton më shumë është Toni Kros, që nuk shkon te 25 milionë ero. Alaba dhe Modriç janë pak mbi 20. Për Mbape nuk shkojnë më shumë se 35, gjithmonë neto. Një shifër jo larg asaj që Mbape ftion në Paris.

Akordi për të drejtat e imazhit është aritur që prej dy vitesh. Mbetet për t’u parë shpërblimi për firmën. Nëse do qëndronte në Paris, Mbape me shumë mundësi do të fitonte më shumë, por nënë e bir kuptohet qartë se kanë vëndosur në peshoren e mendimeve të tyre të tjerë faktorë, që kanë të bëjnë dhe me të fituarit në Europë, ekspozimin mediatik, tërheqjen komerciale.

Marka e fuqishme Mbape në Madrid është e destinuar të rritet më shumë, siç ka ndodhur me Kristiano Ronaldon, kur në 2009-ën la Mançesterin. E njëjta gjë vlen edhe për Real Madrid. Superliga është larg, Mbape afër. Për Florentino Perez është një shpërblim ngushëllimi galaktik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë