Futboll

Çela jep dorëheqjen, Kukësit i ikën edhe trajneri i tretë për këtë sezon. Vjen Devolli

Gazeta Si – Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kukësit pas humbjes me Teutën një ditë më parë dhe drejtuesit e klubit e kanë pranuar vendimin e tij. Vendin e tij do ta marrë Bledar Devolli.

“Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga ekipi. Pas një bashkëbisedimi me stafin drejtues, dorëheqja iu pranua. E falënderojmë Emiljano Celën dhe i urojmë shumë suksese. Drejtimin e ekipit do ta marrë trajneri Bledar Devolli”, – shkruan klubi verior në njoftimin zyrtar.

Çela qëndroi vetëm pak javë në krye të Kukësit dhe kjo skuadër regjistroi vetëm humbje. Kuksianët mbajnë vendin e fundit aktualisht dhe kanë mundësi të pakta mbijetese në Superiore, edhe pse ka edhe shumë javë kampionat.

Çela e nisi këtë sezon në krye të Flamurtarit, por u largua për shkak të rezultateve të dobëta. Tani dorëhiqet nga Kukësi, që ia ka besuar ekipin Devollit, trajneri i katërt për këtë sezon, pas Rrahman Hallaçit, Stavri Nicës dhe Emiljano Çelës. Pa dyshim që është skuadra që ka ndërruar më shumë trajnerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë