Gazeta si – Turam, Lautaro Martinez, Dumfris dhe Arnautoviç kanë firmosur fitoren 4-0 të Interit ndaj Salernitanës. Skuadra e Inzagit dominoi totalisht në ‘San Siro’, ku goditi edhe dy herë shtyllën. Debutim shokues për Liveranin në stolin e Salernitanës.

Interi fluturon në +10 nga Juventusi dhe bën një tjetër hap të rëndësishëm përpara drejt titullit të yllit të dytë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për t’i paraprirë ndeshjes së parë të Championsit ndaj Atletiko Madrid, që luhet të martën në Milano.
Ndeshja ishte pa histori, Turam dhe Lautaro Martinez shënuan në harkun e dy minutave, 17′ dhe 19′, më pas Dumfris mbylli llogaritë me golin e tretë para pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë shënoi edhe Aranutoviç. Një mesazh i qartë nga zikaltrit përpara sfidës së Championsit për Simeonen.
Kristjan Asllani luajti pak më shumë se 25 minuta në këtë ndeshje, në pjesën e dytë. Ai u fut në fushë në minutën e 66-të, kur gjithçka ishte zgjidhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




