Gazeta si – Lamtumirë Paris! Kilian Mbape ka vendosur që të lërë PSG-në në fund të sezonit. Dhe këtë herë nuk do të ketë ndërhyrje nga jashtë që mund t’ia ndryshojnë mendimin. Sulmuesi ikën me parametra zero, me destinacion Real Madridin.
Lojtari e ka informuar presidentin Naser Al-Khelaifi për vendimin për të ardhmen, duke konfurmuar atë që përflitej prej kohësh. Mbape nuk do të ushtrojë klauzolën e rinovimit automatik të kontratës, që do t’i sillte një rritje page dhe një bonus për firmën. Një procedurë formale për këto raste.

Në fillim të sezonit, që do të ishte i fundit me fanellën e PSG-së, Mbape kishte pohuar se do ta lajmëronte Al-Khelaifin për vendimin që do të merrte. Dhe kështu ka bërë. Ylli francez ia ka bërë të qartë pronarit të klubit parisien se nuk do të vazhdojë më dhe kështu ikën me parametra zero. Tani ai mund të diskutojë detajet e fundit për të ardhmen te Real Madrid.
Florentino Perez vitet e fundit ka qenë gjithmonë në ‘pole position’ për sulmuesin dhe tani duket se ka ardhur momenti që gjithçka të finalizohet. Oferta e Real Madrid në fakt është e ngjashme më atë të verës së 2021-shit, kur Mbape ishte një hap larg.
Përtej lamtumirës me parametra zero, PSG do të kursejë 80 milionë euro nga klauzola e kontratës aktuale të sulmuesit. Lojtari ka vendosur të heqë dorë nga kjo shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




