Futboll

Jurgen Klinsman shkarkohet nga Koreja e Jugut, fatal eliminimi në Kupën e Azisë

Gazeta Si – Jurgen Klinsman është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Koresë së Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Koreano-jugore e Futbollit (KFA). Vendimi ëhstë marrë pas eliminimit të Koresë së Jugut në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë.

“KFA ka vendosur të ndryshojë trajner pas një vlerësimi shumë të kujdesshëm”, – ka thënë presidenti i federatës, Chung Mong-gyu, gjatë një konference për shtyp, ku njoftoi shkarkimin e trajnerit gjerman pas më pak se një viti nga koha kur ai u emërua në krye të kombëtares aziatike.

Tani për Son dhe shokët e tij do të ketë një trajner të ri, që federata do të zgjedhë shumë shpejt. Gjatë Kupës së Azisë, që u fitua nga Katari, pati shumë surpriza dhe një nga këto ishte pikërisht eliminimi i Koresë së Jugut, që konsiderohej favorite kryesore për fitimin e trofeut.

Mbyllet kështu një tjetër aventurë për Jurgen Klinsman, një emër i njohur i futbollit europian si lojtar dhe si trajner. Më parë ai ka drejtuar edhe Gjermaninë dhe SHBA-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë