Futboll

Raporti i UEFA-s, 23% e sponsorëve në Europë vijnë nga bota e basteve!

Gazeta Si – Rreth 23% e sponsorëve në fanellat e skuadrave në Europë është i lidhur me botën e basteve. Kjo shifër del nga raporti ‘The UEFA European Club Finance and Investment Landscape’, një raport simestral që mbahet nga UEFA mbi panoramën ekonomiko-financiare të rreth 700 klubeve të kategorive të para në Europë.

Bota e basteve konfirmohet në vend të parë sa i takon sponsorizimit kryesor në fanella në nivelet elitare të futbollit europian. Për sponsorizimin në total, ku përfshihen dhe brandet e tjera në pantallona, pas fanellës dhe në mëngë, bastet janë në vend të dytë, pas sektorit ‘retail’ (13% ndaj 14%).

Nga 15 top kampionate UEFA, në fakt në 5 raste sponsorët kryesorë kanë lidhje me bastet, të ndjekur nga shërbimet financiare (tre kampionate) dhe ata profesionale (dy kampionate).

Juventusi në Itali bën pjesën në ‘top 10 merchandising’, ndërsa Interi në top 20. Rritje ka shënuar edhe Milani në lidhje me të ardhurat e siguruara nga sponsorët. Podi në këtë renditje përbëhet nga Barcelona (179 milionë euro), Real Madrid (155) dhe Bajern Mynih (147).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë