Gazeta Si – Java e 24-të e Superiores sjell një tjetër derbi. Pas Dinamo-Partizani, që u luajt në Durrës, Partizani-Tirana do të luhet në ‘Air Albania’. Stadiumi për derbin e radhës të kryeqytetit është zyrtarizuar nga FSHF, që ka publikuar datat dhe oraret e ndeshjeve të fundjavës.

Java e 24-t hapet me Teuta-Kukësi, që luhet të premten në ‘Niko Dovana’. Po të premten, por në orën 19:00, luhet derbi Partizani-Tirana. Edhe pse të kuqtë kanë stadiumin e tyre, për këtë ndeshje kanë vendosur që të spostohen në ‘Air Albania’.
Pritet të jetë një derbi shumë i luftuar, pasi të dyja skuadrat vijnë nga rezultate zhgënjyese, të kuqtë nga humbja me Dinamon, dhe Tirana nga barazimi me Erzenin. Diferenca mes dy skuadrave para derbit është vetëm tri pikë në favor të kampionëve në fuqi.
Java e 24-t do të vazhdojë ditën e shtunë me 3 ndeshje të tjera, që konkretisht janë Laçi-Dinamo, Erzeni-Skënderbeu dhe Vllaznia-Egnatia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




